Qeveria e Sirisë thotë se ka ekzekutuar 24 persona të dënuar për zjarre e vëna vitin e kaluar.
Ndërsa 11 të tjerë u dënuan me burgim të përjetshëm dhe pesë të mitur u dënuan me burgim nga 10 -12 vjet, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Drejtësisë.
Këta dënime të ashpra kanë ardhur pasi zjarrvënia u cilëua si “akt terrorist”.
Ata dyshohet se pranuan ndezjen e zjarreve në rajonet malore bregdetare të vendit të shkatërruar nga lufta në shtator dhe tetor 2020 ku vdiqën tre persona.
Grupet e të drejtave të njeriut besojnë se mijëra njerëz janë ekzekutuar nga qeveria e presidentit Bashar al-Assad që nga fillimi i luftës civile në 2011.
Hetuesit e OKB-së për krimet e luftës thanë në një raport të fundit se atyre u ishte thënë nga dëshmitarët për vrasjet e të burgosurve pa gjyq ose pas gjykimeve të padrejta nga kundër-terrorizmi ose gjykatat ushtarake në terren./albeu.com