Një kualifikim më se i merituar që ka ikur nga duart në minutat e fundit. Vetëm kjo do të mjaftonte për të zemëruar edhe lojtarin më të qetë.
Nëse më pas shtohet edhe nata e matkhit e një arbitri që ka gabuar gjithçka të mundshmë, atëherë është e vështirë të përmbahesh.
Dinë diçka për këtë lojtarët e Chelsea-t, që në sezonin 2008-09 kanë parë të shuhet ëndrra e kualifikimin në finalen e Champions League në gjysmëfinalen kundër Barcelona-s për shkak të gabimeve të arbitrit Ovrebo.
Londinezët e kanë sulmuar ashpër arbitrin në fundin e ndeshjes, duke shfryrë hapur zemërimin e tyre.
Obi Mikel ka qenë i pranishëm në atë mbrëmje të hidhur për të dhe për Blutë e tjerë. Ish-lojtari i Chelsea-t ka thënë për The Athletic:
“Në tunel ishte një kaos i vërtetë dhe më pas në dhomat e zhveshjes. Kishte shishe dhe gjëra që fluturonin kudo. Kanë thyer tavolinat. Të gjithë bërtisnin e bërtisnin”, ka thënë Mikel.
“Nuk arrinim ta pranonim një humbje në atë mënyrë, por ajo ka qenë një natë me të vërtetë e çmendur. Drogba ka humbur arsyen në fushë dhe më pas ka vazhduar në dhomat e zhveshjes”.