Drejtuesi politik i PS, në Elbasan Taulant Balla ka votuar pak minuta më parë dhe është shoqëruar gjatë gjithë procesit nga djali i tij i vogël.
Pas votimit ai ëhstë prononcuar për mediat teksa i ka bërë thirrje shqiptarëve të votojnë për të ardhmen e tyre. Ai theksoi se humbësi duhet të pranojë rezultatin.
“Sot është një një ditë shumë e rëndësishme. Jam i sigurt që do të jetë një ditë e qetë. Qytetarët të votojnë për të ardhmen e tyre. Punë të madha na presin përpara. Humbësi duhet domosdoshmërisht të pranojë rezultatin”, u shpreh Balla.