GJKKO ka vendosur pushimin e gjykimit të çështjes penale të ngritur nga Taulant Balla për shpifje ndaj Sali Berishës. Sipas njoftimit zyrtar, Balla kishte paraqitur më 16 prill 2026 kërkesën për të deklaruar fajtor Sali Berishën me akuzën e “fyerjes” dhe “shpifjes”.
Në vendim thuhet gjithashtu se palët kanë të drejtë të bëjnë ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 ditëve, afat që nis nga dita pas njoftimit të vendimit.
Të lidhura
None found
Njoftimi i plotë:
GJYKATA E POSAÇME E SHKALLËS SË PARË PËR KORRUPSIONIN DHE KRIMIN E ORGANIZUAR
NJOFTIM PËR MEDIAT
Viktima akuzuese Taulant Balla më datë 16.04.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Deklarimin fajtor të të akuzuarit Sali Berisha për kryerjen e kundërvajtjeve penale të “Fyerjes” dhe “Shpifjes”, të kryera botërisht në dëm të viktimës akuzuese Taulant Balla, parashikuar nga nenet 119 dhe 120 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Besmir Stroka, me vendimin nr. 67, datë 21.09.2026, vendosi:
Pushimin e gjykimit të çështjes Nr.Regj.111, datë regjistrimi 16.04.2026, me viktimë akuzuese Taulant Balla, i akuzuar Sali Berisha.
Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të viktimës akuzuese.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posa?me të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.

