Tatimet kontrolle në 172 furra buke në kryeqytet, penalizojnë 31 prej tyre

Pas paralajmërimit të prodhuesve të brumërave për rritje të çmimit të bukës, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve inspektoi 172 furra buke në kryeqytet.

Sipas DPT-së, nga kontrollet e ushtruara u gjetën dhe u penalizuan 10 subjekte për punonjës të padeklaruar, 16 subjekte janë penalizuar për moslëshim të faturës, 3 subjekte janë penalizuar për mosafishim të listës së çmimeve, 1 subjekt është penalizuar për mosrinovim të certifikatës elektronike të fiskalizimit dhe 1 subjekt është penalizuar për mosdisponim të faturës së mallit.

Të lidhura

None found

Administrata Tatimore, bën të ditur se do të vijojë të ndërgjegjësojë bizneset përmes aktiviteteve inspektuese dhe ndërgjegjësuese duke synuar vetëpërmbushjen e tyre dhe krijimin e një klime të drejtë dhe të barabartë për të gjithë subjektet tregtare.

Në fillim të këtij muaji edhe Autoriteti i Konkurrencës, vuri nën monitorim çmimin e prodhimit dhe tregtimit të bukës.


Shtuar 5.11.2024 08:31