“Targat i mori për Vis Martinajn”, detaji që fundosi Sherrnikun dhe lidhja me Gjermaninë

Nikoll Sherrniku doli këtë të premte përpara gjykatës ku u njoh me masën e sigurisë së “Arrestit me burg”. Prokuroria dyshon se ai është personi që ndihmoi me logjistikë, autorët e masakrës në Don Bosko.

Sherrniku akuzohet se siguroi në Gjermani targat gjermane për makinën e personave që morën pjesë në atentatin nga ku mbeti e vrarë banakierja e lokalit të Fation Muratit, Mimoza Paja.

Mësohet se prokuroria ka siguruar edhe dëshminë e pronarit të një servisi makinash në Gjermani, me shtetësi të Kosovës, i cili ka theksuar se targat e përdorura në ngjarjen e rëndë ia ka marrë vetë Sherrniku.

Gjithashtu në dosjen hetimore thihet se një mik i Sherrnikut nga Fushë-Kuqja ka deklaruar se “targat i ka marrë Nikolli për llogari të Ervis Martinaj sepse donte t’i shmangej policisë”.

Sherrniku njihet si një person i afërt me Brilant Martinaj i ekzekutuar në mbikalimin e Fushë Krujës, por dhe i të zhdukurit Ervis Martinaj.

28-vjeçari ka qene i dyshuar dhe ndaluar për vrasjen e ish-policit Xhulio Prela, por më pas është liruar për mungesë provash.

Në gusht të vitit të kaluar Sherrniku është arrestuar për armëmbajtje pa leje gjithashtu. Prokuroria pretendon se targat i ka siguruar para se të kapej nga policia.


Shtuar 9.06.2023 12:12