Talibanët djegin instrumentet muzikore në perëndim të Afganistanit

Në numër i instrumenteve muzikore janë djegur të dielën në provincën afgane Herat, nga Policia e “moralit”, ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve Bakhtar News.

Udhëheqësi rajonal i Departamentit për Promovim të Virtytit dhe Parandalim të Vesit, Aziz al-Rahman al-Muhajir, ka thënë se autoritetet kanë konfiskuar dhe djegur instrumentet muzikore, sepse dëgjimi i muzikës është gjë e ndaluar.

Ky zyrtar ka bërë thirrje për promovim të muzikës si formë të “korrupsionit”, duke shtuar se muzika shkakton “devijim të rinisë dhe shkatërrim të shoqërisë”.

Pas kthimit në pushtet në Afganistan, në gusht të vitit 2021, talibanët ua kanë ndaluar televizioneve transmetimin e muzikës.

Së fundi, sallat e dasmave janë udhëzuar që të përmbahen nga lëshimi i muzikës.

Aktiviteteve që janë në kundërshtim me rregullat islame – sipas interpretimit të talibanëve – janë ndaluar edhe në dasma dhe organizime të ngjashme.

Shumë artistë afganë dhe muzikantë kanë kërkuar azil në shtetet perëndimore.


Shtuar 30.07.2023 11:16