Një taksi në Greqi është përplasur me një tufë delesh e dhish pasditen e djeshme.
Ngjarja ka ndodhur në ishullin grek të Rodosit, në rrugën nacionale Rodos-Lindos.
Nga përplasja mbetën të ngordhura tre prej bagëtive dhe menjëherë më pas u krijuan radhë të gjata trafiku si pasojë e bllokimit të rrugës.
Disa kalimtar të rastësishëm ishin rrezikuar po ashtu të përplasen nga taksisti, i cili ishte përpjekur për të shmangur tufën që kishte pushtuar Rrugën Kombëtare Rodos-Lindos.
Bonorët vendas shprehen se ishulli ka pasur të tilla probleme rrugore për vite me radhë, duke rrezikuar seriozisht jetët e tyre./albeu.com/