“Taksë zero për pagat deri në 40 mijë lekë”, Rama sqaron komentuesit: Qeveria as nuk ngre dhe as nuk ul çmimet

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se duke filluar nga data 1 korrik 2022, pagat deri në 40 mijë lekë nuk do të taksohen.

Me rritjen e fundit të çmimeve, ky lajm nuk është pritur me optimizëm nga qytetarët.

Në një koment, një qytetare i thotë Ramës së “diku do i fusësh ato taksa ti, në ndonjë faturë apo rritje çmimi”.

Rama i është përgjigjur duke thënë se, qeveria as nuk rrit e as nuk ul çmime.

Komentuesja: I bie te mos maresh taks nga gjysma me e madhe e shqiptareve dhe sbesoj t jesh aq sa te pranosh. Diku do i fusesh ato taksa ti, ne ndonje fature apo rritjë cmimi

Rama: E para cmimet nuk kane asnje lidhje me qeverine, qe as nuk ngre as nuk ul çmime ne sistemin e ekonomise se tregut dhe e dyta, mos u cudit fare sepse ky eshte nje zotim i marre publikisht qe do te mbahet ne vitin 2022 dhe do te mbahet ne vitin 2022, pasi te miratohet ne parlament kete vit./albeu.com


Shtuar 3.11.2021 18:14