BDI lajmëroi më parë se Ali Ahmeti dhe kreu i VMRO-DPMNE, Mickoski kanë pasur një takim për disa tematika të nxehta që prekin Maqedoninë e Veriut.
Zyrtarë të BDI thanë se diskutimet ishin mbi qëndrimet e Mickoskit për Marrëveshjen e Prespës, emrin e ri të vendit dhe kontestin me Bullgarinë.
VMRO-DPMNE reagon se informacionet që kanë dalë nga BDI për atë që është biseduar në takimin e Ali Ahmetit dhe Hristijan Mickoskit nuk janë të sakta dhe se liderët kanë diskutuar vetëm për çështjen e votëbesimit të Qeverisë.
Sipas partisë opozitare, takimi është mbajtur me kërkesë të Ahmetit dhe ka zgjatur rreth gjysmë ore.
“Temë e bisedës ishte çështja e votëbesimit për Qeverinë e LSDM-BDI, për të cilën në Kuvend janë dorëzuar 61 nënshkrime”, thonë nga VMRO-DPMNE./albeu.com/