Pas takimit për kryeministrin Rama, për mediat ka folur edhe “Nëna Liza” i cila është shprehur se nuk beson asgjë çfarë i ka dhënë Kryesministri.
“Fjalët i merr era” ka thënë ajo sapo ka nisur të flasë.
Pjesa nga fjala e “Nëna Lizës”:
“Do e merrni thot ai, do e merrni, po ku merret vesh. Nuk besoj gjall, fjalët i merr era. Nuk dal nga shpia, pa marr kontratën me firmë me vulë me noter. Unë i dua të gjitha për metër katrorë, ai thot ju i doni vila, po vilë, se vilë kam pas. Banesa është në proces legalizimi, procesi është bllokuar”, tha ndër të tjera ajo. /albeu.com