Ukraina ka bërë kërkesë për armë të rënda për të mposhtur agresionin rus. Por çfarë është premtuar dhe sa janë realizuar premtimet?
Këtë javë në Britani mbi 450 trupa ukrainase përfunduan trajnimin për përdorimin e armëve të reja, përfshirë sisteme moderne raketash “MLRS”, të afta të lëshojnë disa raketa përnjëherësh. Këto armë vlerësohen si vendimtare në luftën kundër artilerisë ruse.
Britania dhe Shtetet e Bashkuara e kanë furnizuar Ukrainën me disa sisteme të tilla si dhe armatime të tjera të rënda, mes të tjerash dronë, autoblinda, dhe sisteme të mbrojtjes ajrore. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy u tha udhëheqësve të NATO-s se vendi i tij ka nevojë urgjente për armë më të avancuara.
“Duke na dhënë këto armë, ju mund të shkatërroni plotësisht taktikat ruse të rrënimit të qyteteve dhe terrorizimit të popullsisë civile”./albeu.com