Tajvani ngre alarmin: 38 avionë ushtrarakë kinezë po fluturojnë në zonën tonë të mbrojtjes ajrore

Tajvani ka raportuar 38 avionë ushtarakë kinezë që fluturojnë në zonën e tij të mbrojtjes ajrore të premten, ndërhyrja më e madhe nga Pekini deri më tani.

Ministria e Mbrojtjes konfirmoi hyrjen e tyre, ndërsa Tajvani u përgjigj me avionët e tij dhe duke vendosur sisteme raketash, raporton albeu.com.

Kina e sheh Tajvanin demokratik si një provincë të shkëputur, por Tajvani e sheh veten si një shtet sovran.

Tajvani është ankuar për më shumë se një vit për misione të përsëritura nga forcat ajrore të Kinës pranë ishullit./albeu.com


Shtuar 2.10.2021 08:25