TABELA/ Boom klandestinësh në kufijt e Shqipërisë, në 9 muaj policia ka kapur mbi 12 mijë persona

Policia shqiptare ka ndaluar 12741 emigrantë të paligjshëm në 9-të muajt e parë të këtij viti.

Të huajt e parregullt, që kapen në vendin tonë janë kryesisht nga Siria e Afganistani, si dhe vende të tjera të Lindjes që janë në zonë lufte. 90% e tyre janë kapur në kufij.

Rreth 60 % e tyre janë persona përsëritës. Ata janë ndaluar disa në pikat kufitare dhe pasi kthehen nga policia, tentojnë sërish për të hyrë në territorin shqiptar e për ta përdorur vendin tonë si tranzit në rrugën drejt vendeve të BE-së.

Vetëm 5 % e këtyre emigranteve kërkojnë azil në vendin tonë, sipas burimeve të policisë.

TABELA:

KLANDESTINËT E KAPUR NË 9 MUAJ

Janar 777

Shkurt 672

Mars 958

Prill 1148

Maj 963

Qershor 1881

Korrik 2598

Gusht 1991

Shtator 1753

TOTALI 12741 /albeu.com/