Kryedemokrati Lulzim Basha ka qenë në Durrës ditën e sotme, ku ka zhvilluar një takim me të rinjtë atje, në kuadër të zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit.
Basha i bëri thirrje dibranëve të votojnë Luan Hotin për kryebashkiak të Durrësit, dhe tregoi gjithashtu edhe misionin e tij për të ardhmen.
Kryedemokrati u shpreh se së bashku me qytetarët do e hedhin në det modelin qeverisës 30 vjeçar dhe do të ngrenë një model të ri që do u hapë rrugën të rinjve.
“Modeli i vjetër e ka mendjen te karrigia. Ka frikë më shumë se të gjithë dhe mbani të gjitha rininë. E dini çfarë u bën rinia atyre që kanë mendje të mos lëshojnë karrigen. Dhe këtë do t’ju bëjnë atyre që kanë 22 vjet që nuk e lëshojnë karrigen e kryebashkiakut të Durrësit. Kanë instaluar modelin e vesit, korrupsionit. 6 vjet përpara kur ngritëm zërin për inceneratorin na thanë filloi politika e baltës. Futuni në yt dhe më thoshte po qenë ato 400 milion euro Lulzim unë jam dorëheqjen. Një qind herë ma ka thënë, 430 i dolën tani.
Do jemi bashkë për ta hedhur ne në det këtë model 30-vjeçar. Ashtu siç bëmë me aferën e inceneratorëve. Sot është e faktuar. Siç shpif Edi Rama, por edhe kambalecat e tij. Ne po i ofrojmë Shqipërisë një model të ri. Unë jam i vendosur siç e kam thënë prej kohës. E konsideroj misionin tim që ti hap rrugën rinisë. Ky është misioni që më frymëzon çdo ditë. Që rinia të marrë në dorë fatet e veta. Kjo nuk është aspak e lehtë dhe e di këtë fare mirë. Por a ka rrugë tjetër për të ecur përpara? Çdo rrugë tjetër të çon mbrapsht. Ndaj modeli i ri duhet konsoliduar. Me votën për Luan Hotin po kryeni një akt të madh besimi për të krijuar një model të ri politik”, tha Basha./albeu.com/