SUPERLIGA/ Juve, Real dhe Barcelona kërcënojnë 9 klube, betejë ligjore me pasoja të rënda (FOTO LAJM)

Sipas raporteve nga New York Times, të tre ekipet e mëdha, Juve, Reali dhe Barcelona janë në luftë me ish-partnerët e projektit duke i shpallur luftë ish-klubeve që u tërhoqën nga ideja e Superligës, shkruan Albeu.com.

Kjo është ajo që shkruan NeW York Times, i cila rindërton atë që ndodhi pas “shkatërrimit të Superligës Europiane”, projekt ky i udhëhequr nga Florentino Perez dhe Andrea Agnelli.

Sipas gazetës, një betejë e vërtetë ligjore është duke u zhvilluar.

New York Times tregon për veprime të menjëhershme ligjore (me pasoja të rënda financiare) nga tre klubet e lartpërmendura kundër 9 të tjerëve (gjashtë  ekipet angleze, (Manchester United, City, Liverpool, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham) plus Inter, Milan dhe Atletico Madrid). /albeu.com/


Shtuar 7.05.2021 18:43