Super-aksioni kundër furrave të paligjshme të gëlqeres në Krujë, policët marrin malet në këmbë për t’i gjetur (VIDEO)

Ka nisur një aksion i madh kundër furrave të paligjshme në Krujë.

Aksionin për asgjësimin e furrave te cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën e mbrojtur Krastë-Vrion, po e zhvillojnë IKMT, inspektorët e bashkisë, policia, shërbimi i zonave të mbrojtura.

Këto furra janë shembur disa herë gjatë viteve të demokracisë, por janë ndërtuar sërish nga persona që kanë interes në to.

Mbi 11 furra gëlqereje të cilat janë të përqendruara kryesisht në zonën e Krastës të cilat janë planifikuar për t’u shembur ditën e sotme.

Këto furra janë një ndër ndotësit e shumtë të rrethit të Krujës pasi materialet që digjen në to janë thuajse të gjitha toksike, konkretisht goma makinash, pjesë makinash të marra nga varrezat, mbetje të fasonerive të rrethit Krujë, mbetje të fabrikave e punishteve të ndryshme dhe të gjithë këtp gazra çlirohen në atmosferë të cilët ndikojnë ndjeshëm në përkeqesimin e shëndetit të njerëzve në këtë rreth duke shkaktuar sëmundje të rënda siç janë sëmundjet e zemres, astma bronkale, semundjet e tensionit te gjakut, silikoze, tumore e kancere të ndryshme, alergji etj…

Mbi 30 përqind e rrethit të Krujës vuan nga sëmundje të shkaktuara nga ndotja që shkaktohet nga faktorë të ndryshëm , ndër to dhe furrat e gëlqeres.

Ky aksion pritet të vijojë deri në pastrimin e plotë të zonës nga furrat ilegale./albeu.com/