Sulmohet depoja e naftës në Rusi, pranë kufirit me Ukrainën (VIDEO)

Një depo nafte thuhet se është djegur në qytetin rus të Belgorodit, ndërsa guvernatori rajonal fajëson helikopterët ushtarakë ukrainas për sulmin.

Vyacheslav Gladkov tha se zjarri u shkaktua nga sulmet ajrore nga dy helikopterë ukrainas që kishin kaluar kufirin në lartësi të ulët, në një deklaratë në kanalin e tij Telegram të premten në mëngjes.

Ai shtoi se zjarri ka lënduar dy punëtorë.

Belgorod ndodhet në veri të kufirit me Ukrainën .

Ukraina nuk ka marrë përgjegjësinë për asnjë nga shpërthimet.


Shtuar 1.04.2022 08:11