Sulmi në urën e Krimesë, kërcënon Putin: Po përgatisim hakmarrjen

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se ministria e tij e mbrojtjes po përgatit një përgjigje ndaj sulmit që dëmtoi urën që lidh Krimenë me Rusinë jugore, sulm për të cilin ai fajësoi Ukrainën.

Në fund të një takimi me zyrtarë kombëtarë dhe rajonalë për të vlerësuar pasojat e shpërthimit, presidenti rus e quajti atë një akt mizor dhe të pakuptimtë, ndërsa nuk hezitoi ta cilësojë atë një sulm “terrorist”.

Ukraina nuk e ka marrë zyrtarisht përgjegjësinë për sulmin, por mediat në vend thanë se shërbimet ukrainase të sigurisë kishin vendosur dronet që dëmtuan urën.


Shtuar 17.07.2023 20:37