Sulmi me shigjeta në Norvegji, shkon në 5 numri i viktimave

Numri i viktimave nga sulmi me shigjeta në Norvegjis ka shkuar në 5, ndërsa të plagosur kanë mbetur 2 të tjerë, raporton albeu.com

Sulmi është kryer nga një danez i moshës 37-vjeç, i cili tashmë është arrestuar.

Paraprakisht policia thotë se është një sulm i kryer nga vetë ai, megjithatë hetimet do të vijojnë për të kuptuar nëse është një sulm terroist apo jo.

Shefi i policisë lokale Oyvind Aas konfirmoi se sulmuesi kishte arritur t’i shpëtonte një konfrontimi fillestar me policinë para se një arrestim të bëhej përfundimisht në orën 18:47 me orën lokale, 34 minuta pasi filloi sulmi./albeu.com


Shtuar 14.10.2021 08:22