Sulmi me kallashnikov mbi autobusin me nxënës në Deçan, reagon SHBA: Jemi të shokuar!

Masakra në Deçan ka shkaktuar reagime të forta edhe nga ndërkombëtarët të cilët kanë dënuar sulmin me armë që u mori jetën 3 personave dhe u plagos një tjetër.

Rreth kësaj ngjarje të rëndë ka reaguar edhe i ngarkuari me punë ne Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,  Nicholas J. Giacobbe i ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave nga sulmin që ndodhi mbrëmë në Deçan, ku si pasojë e të shtënave me armë zjarri u vranë tre persona dhe u plagos edhe një tjetër.

“I shokuar nga sulmi i dhunshëm ndaj nxënësve në Gllogjan. Autoritetet po punojnë që të sjellin autorët e krimit para drejtësisë së më parë. Ngushëllime të thella për familjet e viktimave dhe i uroj shërim të shpejtë të lënduarit”, ka shkruar ai në Twitter.

Njoftimi i policisë mbi sulmin në Deçan:

Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ndërsa tri viktima, dy meshkuj dhe një femër (nxënës) janë dërguar në Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital. /albeu.com/

 


Shtuar 27.11.2021 12:18