Sulmi me dron në Kremlin, Rusia akuzon SHBA-në: Kievi zbaton planet e tyre

Uashingtoni është “padyshim” pas tentativës së dyshuar për vrasjen e Vladimir Putinit, ka thënë Kremlini.

Rusia ka opsione të shumta përgjigjeje dhe nuk pranoi të komentojë nëse Volodymyr Zelensky ishte një objektiv legjitim, thuhej më tej në deklaratë.

Kremlini pretendoi se SHBA-ja po zgjidhnin objektivat dhe Ukraina thjesht po zbatonte planet amerikane, pa ofruar prova.

Që Kievi dhe Uashingtoni të përpiqeshin të mohonin incidentin ishte “absolutisht qesharake”, tha Kremlini.

Ndërkohë vetë Zelensky dhe zyra e tij kanë thënë se Kievi nuk kishte asnjë lidhje me incidentin. /albeu.com


Shtuar 4.05.2023 11:47