Sulmi me armë në darkën me gazetarët ku ishte Donald Trump, reagon Rama: Goditje për lirinë dhe demokracinë

Në reagimin e tij në X, kryeministri Edi Rama, ka dënur sulmin e armatosur në Washington, gjatë një eventi ku ndodhej presidenti amerikan Donald Trump dhe përfaqësues të mediave.

Rama e ka cilësuar ngjarjen si shqetësuese dhe ka theksuar se një sulm i tillë prek drejtpërdrejt lirinë dhe mënyrën demokratike të jetesës.

Të lidhura

None found

Ai ka shtuar gjithashtu se ndihet i lehtësuar që presidenti amerikan dhe të gjithë personat e pranishëm janë në gjendje të mirë dhe jashtë rrezikut.

“Tronditëse të marrësh lajmin për një sulm të dhunshëm me armë nga një person i armatosur në një hotel në Washington, DC gjatë një aktiviteti presidencial me gazetarë. Një sulm i tillë godet lirinë dhe mënyrën tonë demokratike të jetesës kudo. E dënoj me forcë. I lehtësuar që @POTUS dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt dhe mirë”, shkruan Rama.

 


Shtuar 26.04.2026 11:18