Sulmet kibernetike, sërish probleme me sistemin TIMS në doganat e juglindjes

Janë shfaqur sërish probleme me sistemin TIMS në Shqipëri.

Bëhet fjalë për pikat e kalimit kufitar të Gorricës dhe Qafë-Thanës, të cilat lidhin Republikën e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut, ku sipas burimeve, bëhet me dije se po punohet me regjistra manualë dhe jo sistem teknologjik.

Në Qafë-Thanë sistemi herë pas here ka probleme, çka ka detyruar punonjësit e pikës kufitare të funksionojnë me regjistra manualë, ndërkohë që prej mëngjesit, manualisht punohet edhe në pikat e kalimit kufitar të Gorricës.

Kujtojmë se problemet nisën pas sulmit kibernetik nga Irani, ku u godit sistemi TIMS, por edhe ai i kamerave të aeroportit “Nënë Tereza”./albeu.com/