Ditën e djeshme, rreth orës 19:15 me orën locale, një nga vizitorët në një xhami në lagjen Fatih të Stambollit, sulmoi një imam dhe një famullitar me thikë, njoftoi Zyra e Guvernatorit të Stambollit në faqen e saj të internetit .
Sipas raportit, më 8 janar, një burrë me inicialet O. Sh. fillimisht ka hyrë në xhami dhe ka bërtitur “Allahu Ekber”, për pasojë të pranishmit e xhamisë e kanë larguar për shkak të shqetësimit që ka shkaktuar, raporton Tass.
Por më pas ai hyri përsëri në xhami dhe kërkoi të fliste me imamin.
Ai plagosi me thikë imamin Ghalip Usta dhe një pjesëtar të komunitetit të xhamisë që u përpoq të ndërhynte.
Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin më të afërt, ku sipas mediave turke po trajtohen dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
“Imami i Xhamisë Fatih është goditur 3 herë me thikë në zonën e gjoksit, shpinës dhe qafës. Pika më problematike ka qenë zona e qafës. Është bërë një ndërhyrje e pjesshme në trake. Gjendja e tij aktualisht është stabile. Nuk ka rrezik për jetën, ndërhyrjet janë të nevojshme”, thuhet në buletinin mjekësor të spitalit.
Ministri i Brendshëm Ali Gerlikaya, bëri me dije se autori është arrestuar nga autoritetet dhe se shkaqet e ngjarjes tashmë janë duke u hetuar nga Prokuroria e Përgjithshme.
Incidentin e dënoi edhe përfaqësuesi për shtyp i partisë në pushtet, Omer Çelik.