Sulm me shpatë Samurai në një kishë në Spanjë, një i vrarë dhe një i plagosur

Të paktën një person u vra dhe katër u plagosën kur një burrë që përdorte një armë me tehe sulmoi një kishë në Spanjën jugore të mërkurën.

Policia tha se i dyshuari është arrestuar. Zyrtarët e gjykatës thanë se Gjykata e Lartë e Spanjës po hetonte therjen me thikë si një sulm “terrorist”.

“Pak para orës 20:00, një person nisi një sulm me një armë me tehe, duke vrarë një person dhe duke plagosur të tjerë në kishën San Lorenzo në Algeciras”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Brendshme.

Ministria tha se një person ishte në gjendje të rëndë pasi u sulmua brenda kishës dhe tregoi se viktima u vra jashtë kishës.

Sipas raportimeve të mediave, një prift u plagos rëndë dhe një ndihmës, i njohur si sakristan, u vra.

Disa media lokale e përshkruan armën si një hanxhar ose shpatë samurai. /albeu.com


Shtuar 25.01.2023 22:14