Sulm me çekiç në Londër, një 38-vjeçar plagos 4 persona

Një sulm me çekiç ka ndodhur në Londër, pak orë më parë.

Nga sulmi brutal kanë mbetur të plagosur katër persona, të cilët, menjëherë pas sulmit, janë transportuar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën shëndetësore.

Sipas BBC, nga informacionet e marra nga policia, një burrë 38-vjeçar sulmoi dy gra, njëra në të 20-tat dhe një në të 30-at, me një çekiç në Regent Street rreth orës 22.45 të Premten.

Burri më pas hyri në një pijetore në Glasshouse Street dhe sulmoi një grua, të moshës 40 vjeç dhe një burrë rreth të 50-ve.

Personeli i sigurisë e mbajti burrin i cili më pas u arrestua nga policia për plagosje të rëndë. Të katër të plagosurit u dërguan në spital.

Asnjë nga të plagosurit nuk besohet se është në gjendje të rrezikshme për jetën./albeu.com