Një ngjarje e armatosur është regjistruar në një shkollë të mesme në Bavari, Gjermani, duke lënë pas disa të plagosur.
Të lidhura
None found
Sipas policisë së Bavarisë, episodi ka ndodhur në liceun Welfen-Gymnasium në qytetin Schongau, ndërsa autoritetet njoftuan se në lidhje me sulmin është vënë në pranga një 16-vjeçar.
Policia bëri me dije se dy vajza kanë pësuar plagë të rënda, ndërkohë që bilanci i plotë i të lënduarve ende nuk është përcaktuar. Mediat gjermane, përfshirë Bild, raportojnë se numri i të plagosurve është më pak se dhjetë.
Hetuesit po shqyrtojnë edhe mundësinë që ngjarja të klasifikohet si një rast i quajtur “Amoklauf”, një term që në Gjermani përdoret për sulme të dhunshme të kryera në mënyrë të pakontrolluar ndaj njerëzve që ndodhen në vendngjarje.
Schongau është një qytet i vogël në perëndim të Bavarisë me rreth 12 mijë banorë, ndërsa shkolla Welfen-Gymnasium, ku ndodhi incidenti, ndiqet nga rreth 800 nxënës.
Ndërkohë, autoritetet kanë hapur hetime për të sqaruar motivet dhe të gjitha rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.
