Pesë persona, duke përfshirë një oficer jashtë detyrës, u vranë në një të shtëna në Raleigh, Karolina e Veriut, ndërsa dy të tjerë u plagosën, përfshirë një oficer që është jashtë rrezikut për vdekjen.
Autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar, ka raportuar policia.
Të shtënat kthyen një zonë të qetë banimi, të përbërë nga vila dhe fusha golfi, në një skenë krimi, duke bërë që edhe banorët të evakuohen nga shtëpitë e tyre për shkak të frikës./albeu.com