Sulm me armë në Itali! Burri vret 3 persona mes rrugës, mes tyre edhe dy fëmijë

Një sulm me armë ka ndodhur në Itali ku dyshohet se kanë vdekur 3 persona.

Tre persona, mes tyre dy fëmijë kanë mbetur të vrarë si pasojë e disa të shtënave me armë zjarri. Ngjarja e rëndë është shënuar sot në Ardea të Italisë.

Mediat lokale shkruajnë se një burrë, ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në rrugë në mënyrë krejtësisht ‘të çmendur’.

Plumbat vërshuan në trupat e tre personave, të cilët tashmë kanë humbur jetën. Dy prej tyre mësohet se janë fëmijë të moshave, 3 dhe 8 vjeç.

Autori i krimit është mbyllur në banesën e tij e cila është rrethuar nga forca të shumta policie. Pritet që të arrestohet nga momentin në moment.

 


Shtuar 13.06.2021 17:49