Gjatë fjalimit të Presidentit Zelensky më herët sot në parlamentin e Izraelit, Knesset, u bënë një sërë përpjekjesh për të ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejtë.
Sipas raporteve të Kompanisë Publike të Transmetimeve Izraelite, këto përpjekje u ndaluan nga Knesset dhe Drejtoria Kombëtare Kibernetike e Izraelit.
Kujtojmë se Zelensky, gjatë fjalimit të tij, i kërkoi Izraelit të ndihmojë rezistencën e popullit ukrainas kundër ushtrisë ruse, ndërsa tërhoqi paralele midis pushtimit rus dhe Luftës së Dytë Botërore.
“Është një luftë në shkallë të gjerë që synon shkatërrimin e popullit tonë, shkatërrimin e fëmijëve tanë, familjeve, shtetësisë, qyteteve, kulturave dhe gjithçkaje që i bën ata ukrainas. Kjo është arsyeja pse unë kam të drejtë të bëj këtë paralele në histori. Luftërat tona për mbijetesë dhe Lufta e Dytë Botërore.”, tha ai.
Zelensky citoi gjithashtu kryeministren e ndjerë izraelite Golda Meir, me fjalët “ne duam të jetojmë, por fqinjët tanë duan të na shohin të vdekur”.
“Ne qendrojmë, jemi të përgatitur për kompromis”, shtoi ai./albeu.com