Suarez tregon mbrojtësin më të fortë me të cilin është përballur (FOTO LAJM)

Suarez ka thënë se Thiago Silva është mbrojtës më i vështirë me të cilin është dashur të përballet në karrierën e tij.

Uruguajani thotë se Silva është një mbrojtës i admirueshëm që i ka pëlqyer gjithmonë.

Suarez tha, “Një mbrojtës që më ka dhënë telashe dhe me të cilin jam përballur disa herë ishte Thiago Silva. Ai është një mbrojtës i admirueshëm që më ka pëlqyer gjithmonë”.

Silva dëshiron të vazhdojë kontratën me Chelsea - Arbresh.info

Dyshja janë përballur me njëri tjetrin disa herë kur Barcelona luajti PSG disa vjet më parë dhe në nivelin ndërkombëtar kur Brazili ka luajtur kunër Uruguajit.

Suarez së fundmi shënoi golin e tij të 500-të në karrierë kur gjeti rrjetin kundër Alaves fundjavën e kaluar.

34 vjeçari ka shënuar 19 gola në La Liga këtë sezon, vetëm Leo Messi ka më shumë (21).


Shtuar 24.03.2021 16:55