Në banesat e Gruevskit janë gjetur 4 pistoleta (VIDEO)

Gjatë kontrolleve në banesat e ish kryeministrit në arrati Nikolla Gruevskit, janë gjetur edhe 4 pistoleta. Siç shkruan “A1on”, ende nuk dihet nëse ato janë mbajtur legalisht në shtëpi dhe të njejtat janë marrë nga hestuesit. Përveç tyre është marrë edhe dokumentacioni, që do duhet t’i ndihmojë hetimit në rastin “Parcela në Vodno” . Prokurorja Villma Ruskovksa thotë se nuk e di se çfarë është gjetur në banesë dhe se çfarë është marrë.

Ndërsa paraprakisht në banesat e tij ishin gjetur edhe vepra arti, si dhe modele për projektin “Shkupi 2014”. Kontrollet janë bërë me urdhër të prokurores së lëndës Lile Stefanova.

Kontrollet janë bërë në dy banesat që janë nën administrimin e nënës së Gruevskit. Dy banesat e tjera që kanë lidhje me Gruevskin dhe për të cilat prokuroria ka prova se janë të tijat, administrohen nga sekretarja e një biznesmeni të njohur, të afërt me Gruevskin.

Para se Gruevski të ikë në Budapest, në vitin 2018 kishte bërë kontratë për qira, të cilat i ka blerë me paratë që antarët e VMRO-DPMNE-së e kanë paguar antarsinë dhe nga donacionet e partisë. Kjo është njëra ndër arsyet që është bërë kontrolli.

Pas bastisjes, u bë i gjallë ish kryeministri. Ai në facebook shkroi se nuk ka pasur asnjë pronë, banesë dhe tokë të fshehur. Sipas tij, nëse ai ka pasur për qëllim që të jetoj në një rehati aq të madhe, kishte mundësi që së bashku me familjen e tij të transferohet dhe të banoj në vilën shtetërore.

Nikolla Gruevski është vetëm njëri ndër të akuzuarit në rastin “Parcelat në Vodno”, i cili dyshohet se ka kryer vepër penale pastrim parash. Përveç tij, përndiqen edhe ish drejtori i DSK-së, Sashjo Mijallkov, kumbari i Gruevskit Risto Novaçevski, biznesmeni Orce Kamçev si dhe pronari i një kompanie offshore. Hetimi ka nisur në tetor të viti 2020. Sipas prokurorisë nga viti 2006-2012 si kryetar i VMRO-DPMNE-së ka fituar mbi 1 milion e 300 mijë euro nga antarët e partisë.

Shtuar 24.03.2021 05:03