Ja sa raste të reja u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit në mbarë vendin nga 4.096 teste të kryera janë regjistruar 1.347 raste të reja me Covid-19.

Në ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 451 pacientë, transmeton Alsat.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 17 pacientë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë regjistruar gjithsej 122.227 raste, prej të cilëve 102.652 janë shëruar, kurse 3.545 kanë ndërruar jetë. Vendi aktualisht ka 16.030 raste aktive me virusin korona.

ABCADA3D-1297-4A54-A0B0-D6428ED3D100


Shtuar 24.03.2021 16:42