Stuhia Elpis po “ngrin” Shqipërinë, mos dilni në rrugë pa bërë këto shërbime te makina juaj! Mund t’ju kushtojë shtrenjtë

Në një kohë që temperaturat mjaft të ulëta kanë “pushtuar” territorin e Shqipërisë, shoferët e makinave duhet të kenë prioritet disa shërbime në makinat e tyre në mënyrë që t’i ruajnë ato dhe ta bëjnë udhëtimin sa më të sigurt.

Verifikoni nivelin e vajit në motor, mos i besoni vetëm dritës në kroskot

Verifikimi i nivelit të vajit është i domosdoshëm për makinat në mënyrë që të mos dëmtohet motori. Në këtë rast nuk i duhet besuar vetëm dritës në kroskot pasi për shkaqe të ndryshme ajo mund të mos tregojë përherë nivelin real. Të dhënat tregojnë se 1/3 makinë kanë nivele të rrezikshme të vaijit. Ki kujdes: Një sasi më e madhe vaji është po aq i dëmshëm sa edhe mungesa e tij.

Shumë shoferë testojnë limitet e automjeteve të tyre edhe në lidhje me sasinë e karburantit. Kjo nuk është e këshillueshme nga ekspertët e sigurisë rrugore si sa i përket jetëgjatësisë së motorit dhe pompës së karburantit ashtu edhe sa i përket mundësisë që të mbeteni ndonjëherë në anë të rrugës pa asnjë pikë karburant.

Pastroni fenerët e makinës

Makinat jashtëzakonisht shumë pis në muajt e dimrit, jo vetëm për shkak të gjithë kripës në rrugë, por edhe për shkak të baltës.

Është veçanërisht e rendësishme që fenerët të mbahen të pastër për një shikim më të qartë, por edhe që makina përballë t’ju dallojë sa më mirë. Mjafton t’i fshini në mënyrë periodike me një leckë të lagur.

Vlerësohet se fenerët humbasin 40% të shkëlqimit të tyre nëse bëjnë më shumë se 30 kilometra rrugë duke rënë shi dhe në dëborë, raporton abcneës.al.

 Provoni baterinë

Një bateri e dobët është shkaku kryesor i dëmtimit të një numri të madh pjesësh në pjesën e përparme të makinës sipas specialistëve të fushës. Rreziku që bateria t’ju lerë është shumë më i lartë në rastet e motit të ftohtë. Prandaj ajo duhet kontrolluar sapo hyn dimri, pasi një moment mund ta gjeni veten pa bateri në mot të ftohtë në një parkim apo teksa bëhen gati për një urgjencë.

Bateria e makinës duhet ndërruar minimumi cdo tre vjet dhe në rastet kur moti është i ftohtë, nevojitet që të ndërrohet edhe më shpesh.

Kushtojini vëmendje dritave në kroskot

Kushtojini rendësi funksionimit të dritave paralajmëruese në kroskot. Imagjinoni që makina të ketë një problem dhe ai të mos paralajmërohet nga dritat sinjalizuese në kroskot. Ju nuk do ta kuptoni asnjëherë deri sa makina të ndalojë se lëvizuri. Krahas kontrollit, nevojitet një njohje e mirë e funksionit të secilës prej tyre për të kuptuar tërësisht problemet që mund të ketë makina.

Kontrolloni gomat

Gomat e konsumuara janë të rrezikshme në çdo kohë, por veçanërisht gjatë frenimit me mot të lagësht ose me akull.

Gomat kanë nevojë për një thellësi minimale prej 1.6 mm, por ekspertët rekomandojnë që t’i ndërroni gomat deri në thellësinë 3 mm për të ruajtur distancat e sigurta të frenimit. Mos harroni të kontrolloni nëse keni edhe një gomë rezervë të përshtatshme për rrugë.

Sigurisht, nuk duhen neglizhuar zinxhirët në bagazh për çdo të papritur gjatë ditëve të dimrit.

Kontrolloni fshirëset e xhamit

Kontrolloni që fshirëset e xhamit të jenë në gjendje të mirë, pa çarje ose vrima dhe mund të pastrojnë xhamin e përparmë siç duhet. Ju mund t’i fshini me një leckë të pastër herë pas here. Por, siç paralajmëron Auto Windscreens, mos i tërhiqni tehet e fshirëseve nga xhami i ngrirë ose mos i aktivizoni ato nëse xhami është i ngrirë pasi mund të dëmtohen.

Në rrugët me ngrica dhe me baltë nevojitet që xhami të ketë mjaftueshëm ujë dhe larës të veçantë në mënyrë që fshirëset ta bëjnë funksionin e tyre më së miri. Kështu, mbajeni gjatë shkelur komandën e fshirjes së xhamit që të nxjerrë ujë mjaftueshëm kur jeni në këto situata.

Antifriza

Gomat, bateria dhe antifriza janë tre shërbimet kryesore për makinat në momentin kur futet dimri. Antifriza duhet ndërruar në mënyrë periodike dhe është mirë që tek ajo të mos kursehet.

Kontrolloni nëse makina juaj ka nevojë për shërbime të tjera

Ashtu si shumë nga këshillat e mësipërme, kjo është e rëndësishme përgjatë gjithë vitit, por dimri thjesht e bën më të domosdoshëm një kontroll të tillë.

Rekomandohet që makinës t’i bëhen shërbime çdo 20 000 kilometra ose në çdo 12 muaj, cila të përmbushet më parë.

Kontrolloni frenat

Frenat tuaja duhet të jenë në gjendje të mirë, veçanërisht në dimër. Nëse ato bëjnë zhurma kur frenonin apo shikoni që makina nuk ndalon si më parë, ky është mesazhi i qartë që duhet të shkoni te mekaniku.

Mos bëni prova me kokën dhe pronën tuaj!/albeu.com/

Shtuar 22.01.2022 17:50