Stuhia dhe era e fortë fluturojnë karriget në ajër, kyebashkiaku i Librazhdit apel qytetarëve: Qendroni në shtëpi, pritet përkeqësim orët në vijim

Qyteti i Librazhdit ëhstë përfshirë nga stuhia e shiut dhe era e fortë, çka ka bërë që karriket dhe çadrat e bizneseve të fluturojnë në qendër të qytetit.

Ka qenë kryebashkiaku Mariglen Disha i cili ka bërë publike në Facebook, pamjet apokaliptike që ka lënë pas stuhia, ndërsa paralajmëron se e keqja nuk ka mbaruar ende.

Duke iu referuar IGJEUM, Disha thekson se gjatë antën pritet përkeqësim i mëtejshëm i motit, prandaj qytetarët duhet të bëjnë shumë kujdes

Ai fton të gjithë banorët e Bashkisë së Librazhdit që të telefonojnë në nurmin e zjarrëfikëses 128 për çdo problem që mund të kenë.


Postimi i Mariglen Dishës:

❗️Njoftim

⛈  Librazhdi ështe përfshirë nga reshje të dendura shiu që nuk pushojnë prej disa orësh dhe erëra të forta. Po kështu sipas parashikimit të IGJEUM do të vazhdojë përkeqësimi i kushteve të motit gjatë gjithë nates.

? Për shkak të këtij moti që mund të shkaktojë probleme të ndryshme ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin lëvizjet në këmbë apo me makinë, që nuk jane të domosdoshme, por të qendrojnë në shtëpi. Bashkia Librazhdit është në gadishmëri dhe të gjithë punonjësit e ndërmarrjeve janë në terren për të kryer mirëmbajtjet e duhura aty ku ka nevoje për ndërhyrje emergjente.

Strukturat e bashkisë së Librazhdit, ndërmarrja Rruga, policia bashkiake dhe ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve janë në gadishmëri maksimale për çdo problematikë që mund të hasni ju dhe familjet tuaja.

Për çdo nevojë mund të kontaktoni:

Zjarrëfikësja  ☎️ 128


Shtuar 28.11.2023 19:21