Studimi konfirmon se femrat janë shofere më të mira sesa meshkujt

Femrat shpesh cilësohen si shofere të dobëta, por një hulumtim i ri tregon se në fakt ato janë më të mira prapa timonit sesa meshkujt.

Meshkujt e rinj, shoferët e rregullt dhe njerëzit nervozë kanë më shumë gjasa që të shpërqendrohen gjatë vozitjes, gjeti studimi.

Kurse femrat më të vjetra doli se janë më të mira në kontrollimin e distancës dhe vëmendjes në rrugën përpara.

Shpërqendrimi vlerësohet të jetë arsyeja kryesore për një në tetë aksidente në rrugë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)

Shkencëtarët norvegjezë vështruan atë se si tiparet personale si mosha, gjinia dhe personaliteti ndikojnë në shpërqendrimin e shoferit.

“Një raport i fundit doli në përfundim se shpërqendrimi gjatë vozitjes ka një rol në të paktën 12% të aksidenteve të veturave në shumë vende”, tha hulumtuesi Ole Johansson nga Instituti i Ekonomisë së Transportit.

Johansson tha: “Unë gjeta se meshkujt e rinj janë mesin e njerëzve të cilët shpërqendrohen më së shumti gjatë vozitjes”.

Por femrat më të vjetra dhe ata të cilët thanë se mund t’i kontrollonin sjelljet e tyre shpërqendruese, kishin më pak gjasa të shpërqendroheshin gjatë vozitjes, thuhet sipas studimit të publikuar në “Frontiers in Psychology”.


Shtuar 16.04.2021 16:26