“E pe lajmin tim për botox”, Rama “qan hallet” me Nikollën: Do na nxjerrin me gjashtë gishta!

Kryeministri Edi Rama ka bërë një bisedë telefonike me kandidatet për deputete të PS-së në qarkun e Lezhës, Lindita Nikolla teksa lëvizte për në Berat.

Gjatë bisedës me të, Rama është ndalur në disa pika më rëndësi, që nga ftesa e bashkëpunimit me Bashën deri tek lajmi që ai kishte bërë botox.

PJESE NGA BISEDA

Rama: Alo Lindita si je?

Nikolla: Mirë si jeni ju kryeministër?

Rama: Mirë, mirë ja nuk ka shumë valë rrugës. Si duken punët aty?

Nikolla: Jam në një takim në një fshat të Mirditës, Kulm. Njerëzit arrijnë të dallojnë Edi Ramën, njeriun e punës dhe Lulzim Bashën që shet qiqra në hedh çdo ditë e më shumë. Kam parë dhe një fakt tjetër, që më bën përshtypje, gratë janë të motivuara dhe kanë mirëkuptuar thirrjen tuaj. Ndërsa burrat janë më reflektues dhe mendojnë se është një lojë e radhës. Një burrë tha dje; oj Linditë, ca janë këto duke premtuar. Rama i premton karrige Bashës, do me e rrejt. Ndërsa e shoqja i tha; mos or burrë, ai do me bë Shqipërinë, do me kthye faqe Shqipërisë, për ta bërë më te jetueshme dhe më të mirë për ne.

Rama: Burrave iu shkon mendja direkt tek pazari dhe tek ndarja e karrigeve. Por gratë janë ato që vuajnë më shumë këtë sherrin dhe konfliktin se e kanë në shtëpi, në tv, me kalamajtë. Ti shih ça ndodh me kalamajtë, nga 7-8 vjeç bëhen sikur janë dhe ata të ndarë. Ndërkohë që kjo nuk ka lidhje me komentet

Nikolla: Kjo ndasi është e turpshme. Lavdi Zotit që gratë janë në lartësinë e duhur për të kuptuar gjërat, pasi janë pesha e rëndësishme në familje

Rama: Janë në lartësinë e duhur se punojnë çdo ditë. Po atë lajmin rreth botoksit tim e pe? Të pëlqeu?

Nikolla: Po tani çdo dëgjojmë, do na nxjerrin edhe me 6 gishta. Do thonë kanë nga 6. Tani më është kthyer buzëqeshja, dhe ndoshta fytyra më shkëlqen dhe thonë; më është bërë botoks.

Nikolla: Çudira

Rama: Ja pra këta të botoxit, bnëjnë botox sondazhe të Lulit, dhe merrem me histori. Jo e komentojnë; jo diversion, jo provokim. Tani çmendet dhe Ilir Meta dhe mendon se mos i shpëton Luli nga zinxhirët. Se e kanë lidhur Lulin të dy me Saliun e janë në hall. Nëse bëhet ky debat, kjo është për të shpëtuar përtej sherrit, s’ka lidhje me karrige e nevoja. Se PS do të fitojë dhe s’do të jetë nevojtare për sensin e votave. Kjo është ambicia ime, që ta çomë Shqipërinë përtej sherrit. Unë do jem kryeministër i Shqipërisë për të gjithë. Duhet të ndryshojmë edhe ne atë qasjen, retorikën, këto situata. Kemi rënë pre dhe ne shpesh e kurtheve, retorikeve të tyre, tmerr i madh.

Nikolla: Të harxhon energji edhe për kurthet, pasi energjia duhet e folusuar

Rama: Si duket Kurbini?

Nikolla: Kurbini po ecën. Laçi po bëhet i ri. Kurbini, Milopti dhe Mamurras, njerëzit po buzëqeshin edhe nga vaksinat.Rama: Do besuar fortë tek populli, tek ata që se kanë pëlqyer kurrë qasjen me këto figura të forta. Kemi atë Shpresën aty, Majlindën. Mirdita në rregull besoj?

 

Nikolla: Mirdita e motivuar, por ne nuk ndalemi, vazhdojmë.
Rama: Zysha ke ndonjë merak për Skraparin?
Nikolla: Jo ç’merak, bëni një dolli për PS me raki Skrapari.
Rama: Po patjter, kjo eshte domosdoshmeri. Skrapari duhet te ngreje dolli per PS. Hajt te perqafoj
Nikolla: Gjithe te mirat!

 

Shtuar 16.04.2021 04:04