Studimi britanik: Mbrojtja e vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca reduktohet pas 90 ditësh

Efekti mbrojtës i vaksinave Pfizer dhe AstraZeneca bie pas 90 ditës kundër variantit Delta të Covid.

Lajmi u zbulua nga një studim britanik ku u morrën në konsideratë mbi 3 milionë raste dhe përfundimi ishte se tre muaj pas dozës së dytë, efektshmëria e vaksinës në parandalimin e infektimeve zbriste nga 88%-68% për Pfizer dhe nga 75%-61% për AstraZeneca-n.

Kjo dukuri e rënies së nivelit të mbrotjes është më i theksuar tek personat mbi moshën 35-vjeçare./albeu.com


Shtuar 19.08.2021 17:31