Studentet ditën e sotme duhet të riktheheshin në auditore por nuk ndodhi kështu. Detyrimi për vaksinim ose PCR çdo ditë, ka ngritur në protestë të rinjtë të cilët prej 1 vite studionin online në shtëpi.
Në universitetin e Tiranës, Vlorës dhe Shkodrës nuk është lejuar asnjë student brenda auditorëve pa dëshminë e vaksinimit. Pas protestave të zhvilluara para univeristetëve, ata janë zhvendosur në këto momente përballë Ministrisë së Arsimit në ‘Rrugën e Durrësit’.
Rruga për mjetet është bllokuar pasi studentët kanë zaptuar rrugën. Ata kërkojnë që vaksinimi me detyrim të hiqet si dhe nëse është e nevojshme, testi PCR të jetë falas.
Ky vendim është marrë në universitetet e Vlorës, Shkodrës dhe Tiranës ndërsa në universitetet e Elbasanit, Gjirokastrës, Korçës dhe Durrësit, lejohen të hyjnë në auditore edhe studentët e pavaksinuar.