Strehoheshin 1 mijë civilë, rusët bombardojnë teatrin në Mariupol (FOTO LAJM)

Ushtria ruse ka bombarduar një teatër në Mariupol ku strehoeshin civilët e qytetit.

Bëhet fjalë se atje fshiheshin të paktën 1 mijë qytetarë që kishin humbur shtëpitë e tyre.

Kjo është konfirmuar nga dëshmitarët okularë. Ata kanë thënë se qendra kulturore, ishte një vend i përcaktuar zyrtarisht si një vendstrehim për refugjatë dhe rusët sipas tyre duhet ta dinin.

Për momentin nuk dihet numri i të vdekurve dhe të plagosurve. Shumë banorë të Mariupolit u fshehën në teatër me fëmijë të vegjël.

Ky teatër ishte një strehë në të cilën banorët e Mariupolit të rrethuar shpëtuan nga granatimet e vazhdueshme.

“Nuk dihet sa njerëz vdiqën nën rrënoja. Tani ka beteja të ashpra. Askush nuk mund të shkojë në rrënoja, nuk e dimë nëse ka të shpëtuar. Dhe më e keqja është se nuk mund t’i nxjerrim nga rrënojat. Shumë banorë të Mariupolit u fshehën në teatër me fëmijë të vegjël”, thuhet në deklaratë./albeu.com/