Ukraina mund të presë më shumë dërgesa të armëve të rënda nga vendet perëndimore së shpejti, tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për mediat gjermane.
“Premtimet e fundit për pajisje të rënda luftarake janë të rëndësishme – dhe unë pres më shumë në të ardhmen e afërt”, tha Stoltenberg.
Këtë javë do të mbahet një takim i Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës, i cili koordinon furnizimet me armë në Kiev, në bazën ajrore Ramstein në Gjermani. /albeu.com