Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se do të takohet me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg të mërkurën në Bruksel.
Presidenti serb ka shpjeguar se ka kërkuar që të takohet me Stoltenberg pasi NATO është përgjegjëse për sigurinë në Kosovë.
Sekretarit të përgjithshëm, tha Vuçiç, synon t’i shpjegojë situatën gjithnjë e më të vështirë të popullatës serbe në Kosovë, që sipas pretendimit të tij i nënshtrohet presionit dhe diskriminimit në rritje nga qeveria në Prishtinë.
“Kjo përfaqëson një formë spastrimi etnik,” tha Vuçiç./Albeu,com./