Shumë njerëz do të kenë fatin dhe mundësinë të shohin eklipsin e parë diellor të vitit 2022. Fenomeni pritet të ndodh këtë fundjavë, konkretisht më 30 prill 2022 rreth orës 16:30 me orën lokale. Një orë më vonë, ajo do të arrijë pamjen maksimale, në momentin që hëna është më afër qendrës së Diellit, duke u dukur si një copëz e kafshuar prej saj.
Ndonëse do të jetë i pjesshëm, që pritet të zgjasë rreth një orë e gjysmë, ata që ndodhen në pjesën Amerikës së Jugut dhe Antarktidës (dhe disa zona të oqeanit jugor) do mund të shijojnë surprizën diellore. Eklipsi do të ndodhë rreth perëndimit të diellit dhe ky i fundit do të shfaqet pjesërisht i eklipsuar dhe do të shijohet nga banorët në Kili, Argjentinë, pjesën më të madhe të Uruguait, Paraguajin perëndimor, Bolivinë jugperëndimore, Perun juglindore dhe një zonë të vogël të Brazilit jugperëndimor.
Eklipset ndodhin kur hëna kalon përballë Diellit nga një kënd i caktuar i dukshëm për Tokën. Ashtu si me çdo eklips diellor, shikimi i drejtpërdrejtë i tij me sy të lirë mund të dëmtojë shikimin tuaj. Eklipsi i radhës do të ndodhë në tetor, i cili do të jetë i dukshëm për zonat më të populluara, konkretisht për Evropën, Afrikën verilindore, Lindjen e Mesme dhe Azinë Perëndimore. Shkenca dhe astrologjia japin disa rekomandime se çfarë duhet bërë dhe çfarë jo gjatë eklipseve.
Një eklips diellor është një ngjarje spektakolare. Megjithatë, gjatë një eklipsi diellor, valë të forta elektromagnetike rrezatohen nga sipërfaqja e diellit dhe kështu shikimi i tij me sy të lirë mund të rezultojë në dëmtim serioz për shikimin. Sipas businessinsider.in, mënyra më e sigurt për të parë eklipsin diellor është duke përdorur syze speciale mbrojtëse, ose nëpërmjet teleskopëve dhe projektorëve. Astrologjia këshillon të përmbaheni nga konsumimi i ushqimit dhe ujit gjatë kohës së eklipsit. Gratë shtatzëna këshillohen të mos ekspozohen në rrezet e diellit gjatë kohës së eklipsit. Mënyra më e mirë për të kaluar kohën e eklipsit është adhurimi dhe lutja që thuhet se sjell përfitime të pafundme.