Specialja publikon aktvendimin e fundit për Thaçin! A do lirohet?

Shefja e Informimit dhe Komunikimit Publik në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), Angela Griep ka bërë të ditur se kjo gjykatë ia ka vazhduar masën e paraburgimit ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçit.

“Prokuroria pritet të mbyll çështjen me 4 shkurt. Me 11 shkurt mbrojtja dhe avokati i viktimave do t’i paraqesin listat e tyre përkatëse të dëshmitarëve dhe të provave”, ka thënë ajo.

Kujtojmë se krerët e UÇK-së janë në pritje të një vendimi nga paneli i Apelit për lirimin ose jo nga paraburgimi të tyre.

Ndërkohë, avokatët e Thaçit kanë kërkuar lirimin disa herë por ju është refuzuar. /albeu.com/


Shtuar 27.01.2022 16:25