Spartak Ngjela: Dorëheqja e Bashës eliminon përfundimisht Sali Berishën

Avokati Spartak Ngjela është shprehur se dorëheqja e Lulzim Bashës nga pozita e kryetarit të partisë, e eliminon përfundimisht Berishën.

Komentet Ngjela i ka bërë teksa ka komentuar situatën në Partinë Demokratike, ndërkohë që po tentohet bashkimi i saj.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se dorëheqja e Bashës, shpëton të djathtën shqiptare.

Siç thotë ai, për të zgjedhur kryetarin e ri duhet Kuvend dhe Berisha nuk mund të kandidojë, pasi është përjashtuar nga PD. Avokati thekson gjithashtu se Basha duhet të japë dorëheqjen dhe do të hyjë në histori.

Postimi i plotë:

Dorëheqja e Bashës e eliminon Berishën përfundimisht.

Pse?

Sepse për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokeatike duhet kongres. Në këtë kongres do të hidhen kandidaturat.

Por, që të hedhësh kandidaturën për kryetar në Partinë Demokratike, duhet domosdoshmërisht që të jesh anëtar i Partisë Demokeatike.

Sali Berisha nuk është më anëtar i Partisë Demokratike, sepse është përjashtuar nga Partia Demokratike në Kongresin e saj të fundit.

Dhe këtu mbyllet gjithçka për Sali Berishën; kurse Partia Demokratike e bën bashkimin e saj në Kongresin që do të zgjedhë kryetari e ri.

Kjo është situata.

Por, pikërisht për këtë… tani, Saliu nuk do ta godasë më Bashën.

Pse? Sepse ka frikë nëse  Basha jep dorëheqjen, ngaqë i ndodh ajo që thamë më lart.

Po Basha?

Basha, duke dhënë dorëheqjen, do të hyjë në histori për likuidimin e Saliut nga skena politike e Partisë Demokratike, duke i bërë një shërbim të madh Shqipërisë.

Në fak, dorëheqja e tij, shpëton edhe të djathtën./albeu.com/