Spanja nis vaksinimin ndaj koronavirusit me Johnson & Johnson

Europa ka nisur kështu vaksinimin me vaksinën Johnson & Johnson kundër koronavirusit. E para që ka futur në përdorim injeksionin është Spanja e cila nisi sot administrimin e vaksinës anti-Covid.

Sipas mediave të huaja, vaksina ishte në pritje për më shumë se një javë, pasi organet rregullatore amerikane rekomanduan ndalimin e vaksinës për të studiuar mpiksjen e rrallë të gjakut.

Por vetëm të martën, Agjencia Europiane e Barnave (EMA) i dha dritën e gjelbër vaksinës. Sipas mediave spanjolle, ka filluar të vaksinojë me Johnson & Johnson personat e moshës 70-79 vjeç.

Ndërkohë vende të tjera europiane, përfshirë Gjermaninë, Francën, Holandën dhe Greqinë, kanë vendosur të fillojnë administrimin e vaksinës Johnson & Johnson në ditët e ardhshme.

 


Shtuar 23.04.2021 09:31