DETAJET/ Në kërkim për sulmin në Francë, si u kap mes qytetit shqiptari i rrezikshëm

Mediat italiane kanë zbuluar detaje të reja nga arrestimi i shqiptarit në Itali në kërkim ndërkombëtar për sulmin terrorist në Francë.

Policia italiane vuri në pranga ditën e djeshme shqiptarin, Endri Elezi i akuzuar si ndihmë i terroristit Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, autor i atentatit terrorist të ndodhur më Nisë të Francës më 14 korrik 2016, ku humbën jetën 86 persona.

Sipas mediave italiane, Elezi jetonte i pashqetësuar në Sparanise të qytetit italian të Kazertas.

Elezi jetonte në qendër të Sparanise, në një apartament në rrugën Solimene, me bashkëshorten dhe një fëmijë të vogël, dhe punonte si punëtor krahu në agrikulturë, si pjesa më e madhe e bashkëpatriotëve të tij që jetojnë prej vitesh në komunën e Kazertanos.

Ai u arrestua pikërisht në momentin kur po shëtiste me të birin në rrugë.

Lajmin e bën të ditur vetë kryebashkiaku i Sparanise i cili thotë se Elezi që ishte në kërkim ndërkombëtar, që u arrestua ditën e djeshme, nuk bënte asgjë për tu fshehur nga policia.

 

Shtuar 23.04.2021 09:04