Kryeministri Rama takon në Dublin presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy

Kryeministri i vendit Edi Rama, ka zhvilluar një takim me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, në Dublin të Irlandës. Takimi është zhvilluar përpara nisjes së punimeve të Samitit të 9-të të Komunitetit Politik Europian (EPC), që po mbahet më sot në kryeqytetin irlandez.

Në samit marrin pjesë liderë nga dhjetëra vende europiane, ndërsa në fokus të diskutimeve janë siguria e kontinentit, bashkëpunimi politik dhe ekonomik, si dhe zhvillimet e luftës në Ukrainë.

Të lidhura

None found

Më herët për gazetarët atje, Rama theksoi se negociatat me Moskën nuk duhet t’u lihen vetëm amerikanëve, kinezëve apo indianëve, por duhet të jenë edhe përgjegjësi e Europës.

“Duhet të shohim atë që duhet bërë në interesin më të mirë të komunitetit europian. Unë besoj se është bërë gabim që diplomacia u është lënë në dorë të të tjerëve. Ka një përqendrim vetëm për mbështetje ushtarake për Ukrainën, që është gjëja e duhur për t’u bërë, pa mbajtur të hapur një kanal bisedimi për Rusinë. Na pëlqen apo jo, Rusia nuk do të shkojë askund dhe do të qëndrojë aty dhe e ardhmja e kontinentit është e përbashkët, për të cilën duhet të punojmë duke shfrytëzuar të gjitha mjetet. Ndërkohë që mbështesim gjatë gjithë kohës Ukrainën, na duhet të bisedojmë”, u shpreh Rama.


Shtuar më 12.11.2026 14:44

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet girişgiftcardmall/mygiftextrabetextrabet