110 milion euro Becchetit, Basha ua premton shqiptarëve: Do t’a paguaj Rama me Veliajn! (VIDEO)

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është duke folur, ndërsa lëviz me automjet, për ABC e Mëngjesit me Enkel Demin dhe Sibora Bitrin.

Gjatë bisedës, ndër të tjera, kreu i demokratëve u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin masivisht dhe të votojnë më 25 prill.

Sipas tij, këto zgjedhje do të kenë pjesëmarrjen më masive që është parë në këto 30 vite demokraci.

Basha është ndalur edhe te gjyqi i humbur i Ramës ndaj Becchetti-t, ku është shprehur se do paguhet nga kryeministri bashkë me Veliajn, dhe jo nga qytetarët.

 


Shtuar 23.04.2021 09:38